Ambasadorja amerikane: Maqedonia e Veriut është shembull se si duhet të funksionojnë shtetet

Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor koha në të vërtetë është e qëlluar, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull për atë si duhet të funksionojnë shtetet. Rruga nuk ishte e lehtë dhe nuk ka përfunduar plotësisht, por qartë e tregon rolin e këtij shteti në rajon.

Kjo, siç theksoi në debatin e sotëm të organizuar nga “Ekonomist” në Shkup, ambasadorja amerikane Kejt Berns, do të jetë edhe porosia që do t’ia drejtojë vendit edhe sekretari shtetëror Majk Pompeo gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut të paralajmëruar për të premten.

Do të theksohet, siç tha Berns, edhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO si anëtarja e 30-të pasi do të përfundojë procesi i ratifikimit të protokollit.

Ajo theksoi se SHBA-ja në të vërtetë është e fokusuar në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit, që, sipas theksoi, ishte mundësuar edhe me “hapat e guximshëm” të Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila të tjerëve në rajon u ka treguar si mundet të zgjidhen konteste të caktuara.

Berns theksoi se Marrëveshja tashmë jep rezultate në bashkëpunim midis vendit dhe Greqisë në mbrojtje dhe ekonomi dhe hap perspektiva për bashkëpunim edhe në energjetikë.

“Stabiliteti i kësaj Marrëveshje, anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimin eventual në BE u ka treguar investuesve ku është mirë të investojnë. Nga perspektiva e SHBA-së Marrëveshja e Prespës ishte një moment i shkëlqyer jo vetëm për shtetet nënshkruese, por edhe për të gjithë rajonin, por Maqedoninë e Veriut e pret edhe një rrugë e gjatë, zgjidhjen e rasteve të korrupsionit, vendosjen e sundimit të së drejtës dhe të të gjitha vlerave të demokracisë dhe institucioneve stabile pa dallim të erërave politike. SHBA-ja mbetet e angazhuar në rajon. Ne e njohim dhe e pranojmë rëndësinë e këtij rajoni dhe konsiderojmë se Marrëveshja në të vërtet[ është një hap i madh, por nuk duhet të rrini të qetë, por duhet të vazhdoni në rrugën e reformave, ndërsa SHBA-ja mbetet partner i juaj besnik”, porositi ambasadorja amerikane Berns.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu