Analisti Ben Andoni zbulon planin e Vuçiç: Ja pse Serbisë i interesojnë vatrat e konfliktit në Ballkan

I ftuar këtë të martë në një emision televiziv, analisti Ben Andoni ka diskutuar mbi situatën në Ballkan dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë.

Andoni u shpreh se Serbia tënton t’i përdorë vatrat e destabilizimit për të fuqizuar rolin e saj dhe për të ndikuar në politikën europiane dhe atë botërore.

“Serbia është kushtëzuar nga investimet e BE-së. Dhe për sa kohë që investimet e BE-së të jenë më të larta se ato të Rusisë dhe Kinës, atëherë unë mendoj që mbajtja e vatrave është gjithmonë në Bosnje dhe në Malin e Zi, normalisht dhe në Kosovë. Dhe prandaj këto e faktorizojnë Serbinë dhe i lejohen këto patetizma”- tha ai.

Gjithashtu ai nuk la pa përmendur dhe numrin e madh të shteteve që abstenuan në OKB mbi rezolutën për viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë. Ai shtoi vota e lartë abstenuese ndaj një gjendocidi është tregues se Karta e OKB duhet të rishikohet.

“Çuditërisht ndjeshmëria e individit në shekullin e 21-të është gjithmonë e më e ulët. Gjithmonë vota është politike dhe diplomatike. Rasti i Serbisë ka sjellë gati në formë ulëritëse se Karta e Kombeve të Bashkuara jo vetëm duhet të rishikohet. Ai numri i madh i abstenimeve është shumë shqetësues, e para për të ardhmen e botës dhe e dyta për atë që na rrethon. Kemi një fqinj që vazhdimisht na sjell probleme. Unë mendoj që probleme do të ketë dhe Maqedonia e Veriut”-përfundon Andoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu