Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip, nuk është Vinicius as Bellingham

Real Madridi ka marrë këtë fundjavë një fitore të re në La Liga, e cila ka konsoliduar lidershipin e tyre në krye të tabelës.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka arritur që të përballojë të gjitha lëndimet që janë shfaqur gjatë procesit, duke mos lënë që ato probleme të ndikojnë në rezultatet që kanë marrë.

Por, sigurisht që ka një futbollist i cili i ka shmangur të gjitha këto probleme dhe është kthyer në një ‘lojtar të paprekshëm’ për Carlo Ancelottin.

Bëhet fjalë për Fede Valverden, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer ndaj Osasunës duke dhuruar tri asistime. Ky është një informacion që pasqyron rëndësinë që ka uruguaiani në ekipin e Real Madridit.

Valverde është lojtari i vetëm i Real Madridit i cili ka luajtur në 41 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Ancelotti i është dorëzuar gjithmonë aftësive të uruguaianit në fushë, pasi ai sjell një balancë mes mbrojtjes dhe sulmit, ashtu siç kërkon tekniku italian.

Uruguaiani vitin e kaluar kishte nënshkruar kontratë të re me ‘Los Blancos’ sipas së cilës ai do të jetë futbollist i tyre deri në qershor të vitit 2029./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu