Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, Palmer: Shpresojmë në dhjetor ose do të ketë pak shtyerje

Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer në një intervistë për radiotelevizionin malazez theksoi se dhjetori është qëllimi real dhe ambicioz që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s.

“Mbetet një numër i caktuar i vendeve anëtare që duhet të ratifikojnë protokollin paraqasës, përfshirë edhe SHBA-të. Duhet procedurë e brendshme në Senat dhe shpresojmë se kjo do të kompletohet në dhjetor”, theksoi Palmer. Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëerhë do të vendoset një datë tjetër, për disa muaj. “Megjithatë jam i bindur se Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, theksoi Palmer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu