Ankaraja paralajmëron prodhimin e tankut “Made in Turkiye”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të dy tankeve të prodhimit vendor për Forcat e Armatosura turke, të cilët do të testohen në periudhën e ardhshme.

Siç u tha, dy njwsi të tankut Altay do t’i nënshtrohen testimit përfundimtar brenda ushtrisë turke deri në vitin 2024, dhe nëse gjithçka shkon pa probleme, prodhimi masiv do të nisë në vitin 2025, transmeton Telegrafi.

Turqia po zhvillon gjithashtu motorë BATU me 1500 kuaj fuqi që do të fuqizojnë automjete të ndryshme të blinduara, përfshirë Altayn”, shkruan Daily Sabah.

Tanki i ri ka kaluar nëpër riparime të rëndësishme që nga versioni i tij i parë, i cili u prezantua në vitin 2000.

Ndryshe, prototipi i tankut u mundësua nga një motor nafte nga kompania gjermane MTU Friedrichshafen. Megjithatë, problemet u ngritën pasi Berlini vendosi të kufizojë eksportet e armëve në Turqi.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, tanku i ri Altay do të ketë sisteme mbrojtëse aktive, një sistem të përmirësuar të blindimit, sistem të rinovuar kontrolli të automjeteve, pompa të reja karburanti si dhe hidraulikë dhe një rrjetë lëvizëse për fshehje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu