Anonymous Albania “hedh në erë” Parlamentin grek, por ajo që do ndodhë në 28 Nëntor nuk ju ka shkuar kurrë në mendje

Grupimi Anonimous Albania ka sulmuar ditën e sotme faqen zyrtare të internetit të parlamentit grek, http://www.hellenicparliament.gr.

Përveç kësaj, ata kanë sulmuar edhe faqen https://www.himara.gr.

Sipas njërit prej përfaqësuesëve të këtij grupimi, këto veprime janë kryer si përgjigje ndaj djegies së flamurit me simbolet e UÇK dhe UÇÇ pak ditë më parë pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë nga ana e “Agimit të Artë”.

Por “hakmarrja” nuk mbaron këtu. Sipas këtij grupimi, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ata do të zhvillojnë një sulm masiv ndaj faqeve greke, serbe, malazeze, ruse dhe maqedonase.

Në vijim mesazhi i tyre:

Thuju shqiptareve qe mos tjua ndjej fare. Shum shpejt do kemi Shqiperi te madhe. Greket djegin flamurin shqiptar e te uçk-s, ne ju djegim websajtat. Kemi 5 ore qe e kemi blloku parlamentin grek dhe akoma esht down server. Kjo ishte nje hakmarrje ndaj grekeve, por ne 28 Nentor do i shkatrojme te gjitha websajtat e greqis, malitzi, serbise, rusise, maqedonis. Do sulmojm te gjithe armiqte e shqiperise. Ne jemi grupi Anonymous Albania.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu