Ansambli i këngëve dhe valleve ‘Karshiaka’ organizon edicionin e 13-të të Festivali Follorik Ndërkombëtar ‘Skupi-2019’. Pjesëmarrës do të jenë ansamblet folklorike dhe valltarët nga India, Kirgistani, Kroacia, Sllovakia, Turqia, Qiproja e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Aktivitetet kulturore do të zhvillohen me:
28 gusht 2019: Defileja në Çarshinë e Vjetër në ora 19:00 dhe hapja ceremoniale e festivalit në ora 20:00 në sheshin ‘Filimi II’ para Urës se Gurit
29 gusht 2019: Defileja në ora 19:00 nëpër bulevardin ‘Iliria’ dhe në ora 20:00 koncert në sheshin ‘Iliria’ në Tetovë
30 gusht 2019: Koncert në sheshin e Komunës së Studeniçanit në ora 20:30
31 gusht 2019: Defileja në ora 19:00 nga Muzei I Nënë Terezës dhe koncer përmbyllës në sheshin ‘Skënderbeu’ në ora 20:00
Ju mirëpresim!












