Anulohet protesta për viktimat nga përmbytja

Protesta për sot, ditën e martë është anuluar, kanë bërë të ditur organizatorët e protestës së paralajmëruar “Sheshi i Lirisë”. Protesta është anuluar për shkak të aksionit të ndihmave humanitare për të përmbyturit. Më parë nëpër rrjetet sociale ata bënë thirrje për protestë para godinës së Qytetit të Shkupit në mënyrë që të kërkohet përgjegjësi nga institucionet dhe në mbështetje për të prekurit nga vërshimet.

Deri më tani si pasoj e vërshimeve që prekën rajonin e Shkupit kanë humbur jetën 21 persona, transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu