Apeli dramatik i nënës shkupjane: Po fundosem me dy fëmijë në veturë

Një grua nga Shkupi ka dërguar një apel dramatik për ndihmë, pasi është gjetur e bllokuar nga uji në një rreth rrotullim në kryeqytet. “Jemi ngatërruar te rreth rrotullimi i ri. Nuk mund të lëvizim as para as mbrapa. Jam me dy fëmijë, kurse uji ka arritur deri në gjysmë të rrotave. Nëse mundet dikush të paraqitet te kompetentët do të na ndihmonte shumë”, ka shkruar nëna me emrin Suzana, raporton Gazeta Lajm.

Shkupi sot pasdite është kapluar nga mot me reshje të mëdha të shiut dhe si pasojë shumë rrugë janë bllokuar nga uji. Autoritetet e qytetit apelojnë që qytetarët të mos lëvizin pa nevojë me veturat e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu