Arban Abrashi bëhet baba për herë të dytë.
Kandidati i LDK’së për kryetar të komunës së Prishtinës Arban Abrashi është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ai nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, duke njoftuar se në jetë ka ardhur djali i tij i dytë.
Shkrimi i plotë i Abrashit në Facebook:
Miq të dashur,
Dua të ndajë me Ju një moment të rëndësishëm për familjen time. U bëra babë për herë të dytë!
U gëzuam shumë me ardhjen në jetë të djalit tonë të dytë. Edhe Labja edhe Bebi janë mirë.
Qofshin mirë dhe u gëzofshin të gjitha familjet tuaja. Ju faleminderit, të gjithëvw!










