Arbër Ademi: Nuk kemi bisedime me VMRO-në

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik lër integrim ka bërë të ditur se nuk ka bisedime mes Frontit Europian dhe VMRO-DPMNE-së pasi siç tha, nëse do të kishte diçka të tillë do ta njoftonin opinionin publik, transmeton TV21.

Se a do të thotë kjo se BDI-ja as nuk do të tentoje të hy në qeveri me VMRO-në, Ademi tha se janë të interesuar që të respektohet legjitimiteti i qytetarëve.

“Si parti po edhe si koalicion, ne gjithmonë kemi qenë transparent para qytetarëve. Në qoftë se do të kishte komunikim të tillë me siguri se do ta ndanim me mbarë opinionin. I vlerësojmë si tëjetë të rrezikshme tendencat për të çmontuar të gjitha atë që është arritur në 23 vitet e fundit”, tha Arbër Ademi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu