Argjentina e pëson financiarisht, zbulohet arsyea qersharake

Argjentina do ti duhet të humbasë financiarisht në ndeshjen e sotme miqësore kundër Marokut, për shkak të mungesës së Lionel Messit.

Federata e Futbollit të Marokut do ti paguajë Argjentinës vetëm 550 mijë euro.

Sipas gazetës së përditshme marokene “Al Ahdaz al Magrebiya”, Federata e Futbollit e Marokut do t’ia heqë 450 mijë euro Argjentinës nga pagesa për të cilën ishin marrëveshje më pare për shkak se Messi mungon.

Sipas kontratës së tyre, thuhej se Messi duhej të luante të paktën 70 minuta kundër Marokut.

Ndërkohë Messi u dëmtua duke braktisur grumbullimin me Kombëtare. Ai u lëndua në ndeshjen ndaj Venezuelës. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu