Arkitekti maqedonas: Të rrënohen disa projekte të “Shkupi 2014”, edhe shtëpia muze e “Nënë Terezës

Arkitekti maqedonas Mirosllav Gërçev theksoi se një pjesë e përmendoreve dhe objekteve të projektit “Shkupi 2014” duhet të rrënohen dhe të dislokohen.

Gërçev në emisionin “Vetëm intervistë” në Kanal5 theksoi se “Porta Maqedonia” dhe shtëpia muze e “Nënë Terezës” duhet që të rrënohen, ndërsa përmendoret në sheshin kryesor “Maqedonia” në qendër të Shkupit duhet që të dislokohen.

Ai tha se dy objektet e lartpërmendura duhet të rrënohen për shkak se janë antiligjore dhe se janë ngritur në rrugë.

Gërçev shtoi se në këtë rast ka shkelje të Kushtetutës, konkretisht duke përmendur shtëpinë përkujtimore për Nënë Terezën, pasi që sipas tij, ky projekt ishte ide e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas tij, është rreptësisht e ndaluar që pushteti qendror të përzihet në rregullimin e qytetit, diçka që është në kompetencë të pushtetit lokal.

Arkitekti maqedonas nënvizoi se rrënimi do të kushtojë shumë pak para në krahasim me shumën që është harxhuar për ta ndërtuar. Ky arkitekt është pjesë e grupit të punës për shqyrtimin e projektit “Shkupi 2014” që u realizua gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski me harxhime shumëmilionëshe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu