Arlind Huseini dhe klubi i karatesë FATI sjellin fitore nga turneu i 10-të tradicional SOFIA OPEN 2023

Klubi i karatesë FATI nga Tetova, edhe këtë vit ishte pjesë e garave të karatesë në edicionin e 10-të të SOFIA OPEN 2023 që u mbajtë të shtunën më 13 Maj, shkruan Top24

Klubi i karatesë FATI qytetit i solli 4 fitore nga këto gara, ku garuesit morën dy medalje të arta dhe dy të argjendta.

“Klubi i karatese Fati nga Tetova te shtunën me datë 13 maj 2023 mori pjesë në turneun prestigjioz dhe
ndërkombëtarë në karate SOFIA OPEN 2023. Në këtë turnir morën pjesë mbi 1200 garues nga 15 shtete
pjesëmarëse. Garuesit e KK Fati nga Tetova shkëlqyen duke fituar 4 medalje nga ata dy të arta, një argjend
dhe një të bronzt. Gara ishte shumë kualitative ku garuesit tonë treguan nivel të duhur dhe ashtu siç e
meritojnë. Garuesi jonë i dalluar Driton Halimi në kategorinë e senioreve -60 kg fitoi 3 lufta bindëse duke
rikthyer besimin në këtë kategori. Erdona Ziberi në kategorinë e seniorëve të rinj U21 -68 kg fioti me
meritë të plotë vendin e parë duke fituar tri lufta nga Greqia dhe Bosnja. Garuesi i rij Aldin Abazi kadet -52
kg fitoi vendin e dytë duke triumfuar plot 6 lufta dhe në finale humbi nga greku me rezultat minimal 2-1.
Kampioni ballkanik i vitit 2022 fitoi vendin e tretë në këtë garë në kategorinë U14 -55 kg duke treguar cilësi
në çdo luftë.
Si trajner, jam shumë i kënaqur nga e treguara edhe pse gjithmonë presim më shumë por sporti është i
tilël duhet pranuar edhe humbja…në përgjithësi në këtë konkurencë të fuqishme klubi i kampionëve
europian KK Fati Tetovë rangohet lart në të gjitha garat ku mer pjesë.” tha trajneri Arlind Huseini,përcjellë Top24


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu