Armando Duka: Kosova do t’i bëjë të pendohen ata që ishin kundër anëtarësimit në UEFA e FIFA

Presidenti i Federatës së Shqipërisë, Armando Duka, ishte i ftuar në Kuvendin e Rregullt të Punës, në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Duka tha që është i nderuar që merr pjesë në Kuvendin e Punës së FFK-së, por njëkohësisht edhe i trishtuar, që nuk e ka përkrah ish Presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri.

Presidenti i FSHF, gjithashtu theksoi që FFK-ja, me në krye Agim Ademin, ka përkrahjen plotë të UEFA-s dhe se Kosova, me lojën e saj, do të i bëjë të pendohen ata që ishin kundër anëtarësimit të saj në UEFA e FIFA.

“Jam i nderuar që vij këtu, por njëkohësisht edhe i trishtuar që në këtë Kuvend, nuk e kam afër mikun tim dhe ish Presidentin e FFK-së, Fadil Vokrrin”

“Kosova do ta bëjë të pendohet këdo që ka qenë kundër anëtarësimit të saj në UEFA dhe FIFA. Për këtë jam i bindur, pasi që UEFA është fuqishëm në përkrahje të FFK-së dhe të Presidentit, Agim Ademi”, tha Duka në Kuvendin e Punës së FFK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu