Arrestohen tetë gomarë, mbahen katër ditë në burg

Pasi kishin ngrënë bimë të shtrenjta jashtë burgut, tetë gomarë janë mbajtur në burg për katër ditë me radhë.

Ngjarja ka ndodhur në Indi, dhe ky akt është bërë për t’i dhënë mësim pronarit të tyre që të mos i lërë të lirë të bëjnë vepra të tilla, transmeton Klan Kosova.

Ky i fundit pasi e kishte kuptuar që ata janë të mbyllur në burg dhe kishte shkuar t’i kërkojë, zyrtarët e burgut kishin refuzuar t’i lironin. Atij i është dashur që ta kërkonte ndihmën e një politikani lokal, i cili negocioi për lirimin e tyre, që erdhi pasi pronari e nënshkroi një deklaratë, ku thuhej që nga tani e tutje nuk do t’i lejonte kafshët të qarkullojnë nëpër zona të banuara apo vende me rëndësi publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu