Arrestohet autori i vrasjes masive në Serbi

Sulmuesi dyshuar Urosh Blaziç, 21 vjeç u arrestua sot në orët e mëngjesit jo larg Kragujevcit.

21-vjeçari dyshohet se mbrëmë vonë pasi kishte debatuar me një polic që e kishte ndaluar për kontroll, e ka vrarë atë dhe më pas ka vazhduar të qëllojë mbi njerëz nëpër disa fshatra përreth.

Sipas informacioneve të fundit të mediave serbe, ai ka vrarë 8 persona, ndërsa 13 janë të plagosur.

Sulmi filloi në fshatin Dubonë, kur i dyshuari filloi të qëllonte nga vetura në lëvizje me pushkë automatike dhe më pas ka vazhduar edhe në fshatra të tjera. Dyshohet se ka pasur bashkëpjesëmarrës.

Rreth 600 pjesëtarë të njësive speciale të policisë kanë qenë të angazhuar në operacionin për kërkimin e tij.

Sulmi i armatosur në Dubonë vjen një ditë pas të shtënave në një shkollë ku mbetën të vrarë tetë nxënës.(


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu