Arrihet marrëveshja, Ancelotti trajner i ri i Brazilit, zyrtarizimi së shpejti

Carlo Ancelotti prej kohësh është raportuar se do ta merr drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Tekniku Italian disa herë e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga Real Madridi, por zërat për emërimin e tij të skuadra braziliane janë shtuar të shtunën mbrëma pas miqësores ku Brazili mposhti Guinean me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Sipas medias braziliane “Globo” tashmë është arritur marrëveshja dhe Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) e merr si të mirëqenë punësimin e trajnerit Carlo Ancelotti”, i cili do të merrte në dorë frenat e pesë herë kampionit të botës nga “Janari ose Qershori” 2024.

Gazetari Luís Roberto, raporton se presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues, synon të shpallë marrëveshjen e supozuar me përgatitësin italian “në fund të këtij muaji”.

Rodrigues shkoi aq larg sa pranoi publikisht se trajneri aktual i Real Madridit ishte ‘plani A’ i tij për të zëvendësuar Tite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu