Arritja spektakolare e teknologjisë, bën tre të paralizuar të çohen në këmbë

Tre njerëz të cilët kishin vite që ishin paralizuar dhe u ishin hequr të gjitha shpresat, nisën të ecin sërish falë një implanti elektronik që shkencëtarët u vendosën brenda shtyllës kurrizore.

29-vjeçari Xhered Çinok, i paralizuar që nga viti 2013, u bë pacienti i parë që nisi t’i hedhë hapat vetë në klinikë, transmeton tch.

Pajisja elektronike, e vendosur në shtyllën kurrizore, praktikisht lidh trurin e pacientit me këmbët. Ai duhet vetëm të mendojë të ecë e pastaj të përpiqet.

Një nga dy pacientët e tjerë. 35-vjeçari Xhef Markis, përshkoi në këmbë një fushë të tërë futbolli pa ndaluar fare.

Kelly Tomas, 23 vjeçe, e cila ishte paralizuar në vitin 2014 nga një aksident me makinë, tha: “Kur pashë që papritur nisa t’i lëviz këmbët vetë kur po më mbanin, e pastaj pak e nga pak nisa të qëndroj vetë, m’u mbushën sytë me lot.”

29-vjeçari Xhered Çinok, i paralizuar që nga viti 2013, u bë –pacienti i parë që nisi t’i hedhë hapat vetë në klinikë.

Xhef Markis, përshkoi në këmbë një fushë të tërë futbolli pa ndaluar fare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here