Atanasovski: Nuk duhet lejuar që Greqia të investoje në thellimin e krizës tonë politike

Aleanca maqedonase e drejtuar nga kryetari Gjorgjija Xhorxh Atanasoski ka reaguar me shkrim ndaj deklaratës së ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, transmeton Tetova1.
“Nuk guxojmë më që të lexojmë që fqinjët tanë, e sidomos Greqia të vazhdojnë që të na sjellin vezë kukuvajke dhe me këtë në mënyrë shtesë të investojnë në thellimin e krizës tonë të brendshme politike.

Athina Zyrtare po vazhdon që të promovoje standarde të dyfishta. Nga njëra anë Koxias po tenton që të tregoje një konstruktivitet të rrejshëm me të ashtuquajturat masa të besimit, ndërsa nga ana tjetër, Greqia po vazhdon me strategjinë e saj të kërcënimeve dhe presioneve që të kërkojnë nga Maqedonia të pamundurën”, thuhet ndërmjet tjerash në këtë letër/Tetova1/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu