Atletico e Madridit gati një thes me para për talentin e Banfica-s

Atletico Madrid do të paguajë klauzolën 60 milionë euro që është e përfshirë në kontratën e mbrojtësit të talentuar 21-vjeçar të Benfica-s, Ruben Dias.

Sipas “AS”, madrilenët do të duhet të bëjnë disa blerje në mbrojtje për të zëvendësuar Lucas Hernandez, i cili do të transferohet te Bayern Munich në korrik për 80 milionë euro, ndërsa kontratat e Diego Godin, Juanfran Torres dhe Filipe Luis do të skadojnë në fundin e sezonit.

Qendërmbrojtësi, i cili përfaqësohet nga super menaxheri Jorge Mendes, ka luajtur 77 ndeshje me Benfica-n deri tani dhe është grumbulluar nëntë herë me kombëtaren e Portugalisë.
Përvec Dias, “Colchoneros” janë të interesuar edhe për dyshen e Porto-s, Hector Herrera dhe Alex Telles. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu