ATO i hedh poshtë si të pavërteta akuzat e ministrit Çulev

Agjencia Teknike-Operative plotësisht i hedh poshtë si të pavërteta informacionet për moszbatim të dispozitave të Ligjit për Agjencinë Teknike-Operative, të cilat ishin thënë nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev, në konferencën për media të mbajtur më 28.05.2020.

“ATO, në pajtim me kompetencat e saja ligjore të përcaktuara në nenet 2 dhe 3 të Ligjit për ATO, duke vepruar si organ ndërmjetësues siguron kalim dhe lidhje teknike mes operatorëve dhe organeve të autorizuara për shkak të zbatimit të ndjekjes së komunikimeve në bazë të urdhrit gjyqësor në përputhje me Ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe pa qasje deri te përmbajtja e komunikimit të ardhshëm”, thuhet në kumtesën e ATO-s.

Sistemi i ndjekjes së komunikimeve, informojnë nga ATO, është vendosur ashtu që rol të vetëm ndërmjetësues për lidhje mes operatorëve organeve të autorizuara ka ATO, me çka qasja deri te organet e autorizuara MPB dhe ASK, realizohet përmes rrjeteve të veçanta për lidhje nga objektet e tyre deri te pajisja aktive e rrjetit me leje të MPB-së dhe në hapësirën e MPB-së ku janë vendosur të dyja institucionet.

ATO është organ i pavarur shtetëror i formuar me ligj, i cili për punën e tij dërgon raport deri te Kuvendi i RMV-së. Që nga formimi i tij e deri më sot, në ATO pa kurrfarë vërejtjesh ishin zbatuar shumë kontrolle nga trupat kompetente për kontroll dhe mbikëqyrje në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve.

Agjencia Teknike-Operative, bëjnë të ditur në kumtesë, është institucion i formuar para më shumë se një viti, por ai me përkushtim punon drejtë realizimit të aspiratave të saj për ndërtim të shërbimit bashkëkohor, profesional dhe të pavarur përmes respektimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe të drejtave të njeriut, që deri më tani është njohur dhe pranuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare./MIA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu