Azizi: Hyrja e ASH-së në qeveri, jo për ta shpëtuar qeverinë po për ta shpëtuar BDI-në

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi përmes një komenti të tij në rrjetet sociale ka përshkruar prapaskenat e mosbashkëpunimit opozitar për të larguar BDI nga pushteti.

E vërteta e mos koalicionimit të bllokut opozitar me vite për t’a rrëzuar BDI-në nga pushteti, po zbardhet dita ditës, shkruan kështu Azizi duke elaboruar më tej edhe vendimin eventual të ASH për të qenë pjesë e Qeverisë.

Vendimi eventual i lidershipit të ASH-së për tu bë pjesë e Qeverisë është:

Jo për ta shpëtuar qeverinë po për ta shpëtuar BDI-në!

Sipas tij, me mosfutjen e ASH në Qeveri, Grupi i zjarrit ka gjasa të merr nën kontrollë BDI komplet.

Me mos futjen e Aleancës në qeveri, Grupi i Zjarrit eksponentët që i ka pas veti kanë përkrahje më të madhe në elektoratin e BDI-së, ka gjasa reale që ta merrnin BDI-në në udhëheqje, të hiqet Artan Grubi pastaj edhe Aliu dhe BDI-në ta drejtoj grupi i Izet Mexhitit ose BDI të ndahet në dyshë, shkruan kështu më tej Azizi.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa më tej shkruan se me futjen e ASH në Qeveri do e mbajë edhe më gjatë në infusion politik BDI.

Dhe çfarë hapi po merr ASH, në momentet kur BDI po copëtohet; Ajo futet në qeverinë e BDI-së për t’a mbajtur BDI-në ende me infuzion politik dhe për ta rimëkëmbur jetëgjatësinë e saj!

Kjo qeveri nuk e ka jetëgjatësinë e gjatë, por edhe nëse vazhdon përsëri edhe pas një viti mbahen zgjedhjet e rregullta, edhe kjo nuk i shërben asgjë fare Aleancës për Shqiptarët përveç se kompromitohet si subjekt vazal i BDI-së! MOS E FYENI INTELEGJENCËN E SHQIPTARËVE ME KËTË ZHGËNJIM QË PO UA BËNI, ME VITE! Ata presin rotacion politik duke u bashkuar me opozitën, jo duke u bashkuar me BDI-në, ka shkruar për fund Azizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu