Azizi: Qeveria shovene-raciste, pranon ndihma nga Serbia, refuzon nga Kosova e Shqipëria

Anëtari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi shprehet i indinjuar për shkak se Maqedonia refuzoi ndihmat nga Kosova dhe se pranoi ato nga Sërbia pas përmbytjeve në rajonin e Shkupit, madje ai e quan qeverisjen në Maqedoni si shoviniste dhe raciste,transmeton InfoShqip.com.
”Ky shtet ekziston falë shqiptarëve, kurse shqiptarët mund të jetojnë edhe pa ndihmën e këtij shteti. Këtë duhet ta kuptojnë dyshja VMRO-BDI, ngase sa më herët që e marrin vesh, aq më mirë u bën

Se qeverisja VMRO-BDI është shoviniste dhe raciste, u dëshmua edhe në fatkeqësinë e fundit. Asnjë logjikë e shëndoshë dhe asnjë shpirt njerëzor nuk do të ndante dhimbjen dhe nuk do të ofronte ndihmë dhe solidarizohej vetëm me një bashkësi etnike, por kësaj (keq)qeverisje, i mungojnë shpirti dhe logjika. Ajo që shkakton më shumë indinjatë, është qëndrimi selektiv ndaj ndihmave të vendeve fqinje, duke mirëpritur ndihmat nga Serbia dhe duke penguar dhe refuzuar ndihmat e ofruara nga Shqipëria e Kosova. Ky shtet ekziston falë shqiptarëve, kurse shqiptarët mund të jetojnë edhe pa ndihmën e këtij shteti. Këtë duhet ta kuptojnë dyshja VMRO-BDI, ngase sa më herët që e marrin vesh, aq më mirë u bën”, përfundoi Adnan Azizi./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu