Bajqinovci: Serbët në Kosovë kanë nevojë të çlirohen nga diktati i Beogradit

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se serbët në Kosovë kanë nevojë të çlirohen nga diktati i Beogradit, Listës Serbe, e grupeve kriminale të Radoijçiqit dhe Veselinoviqit.

Pasi që, siç shprehet Bajqinovci, ka shantazhe, sulme, presione, linçime, djegie veturash, e vrasje për ata që kundërshtojnë.

Shkrimi i plotë:

“Shantazhe e sulme ndaj kryetarëve të komunave me shumicë serbe. Presione e kërcënime ndaj serbëve lokalë për të tërhequr kandidaturat në zgjedhje lokale e nacionale. Linçime ndaj pjesëtarëve të FSK dhe Policisë së Kosovë nga radhët e komunitetit serb. Kërcënime ndaj atyre që duan të rikthen në këto institucione. Arrestime, maltretime dhe frikësime nga BIA sa herë kalojnë kufirin, për të gjithë ata që shprehin mendim tjetër nga Beogradi zyrtar. Djegie veturash e dëmtim të pronave private për ata që konvertojnë targat ilegale të Serbisë. Largim nga puna dhe ndërprerje të pensioneve për të gjithë ata që rezistojnë. Vrasje për ata që kundërshtojnë. Kjo është jeta e serbëve të Kosovës nën diktatin e Beogradit, Listës Serbe, e grupeve kriminale të Radoijçiqit dhe Veselinoviqit. Nga ta më së shumti e së pari kanë nevojë të çlirohen vetë serbët në Kosovë.“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu