Sulmuesi i Real Madridit ende është i inatosur se pse goli i tij mahnitës në finalen e Champions Legues nuk u vlerësua sikurse goli i yllit të Liverpoolit në derbi
“Po, jam i befasuar, të jem i ndershëm”, ka thënë Bale për FourFourTwo kur është pyetur për këtë gjë.
“Çfarë të them? E ka bërë çmimin të duket pak i vogël, edhe pse edhe goli i Salah ishte interesant”.
29 vjeçari thotë se ai e di që ka bërë diçka speciale kur e ka goditur topin me këmbën e tij të majtë, edhe pse ishte gati 20 metra larg.
“Ishte instiktive”, ka shtuar Bale.
“Kisha trupin e vendosur në mënyrë të drejtë, e kisha këmbën drejt dhe e kapa shumë mirë. Kur e kap topin mirë, e dini që ai përfundon në rrjetë”.










