Banorët e Kamenikut: Gjetëm dy trupa të pajetë, le të vijë policia

Banorët e Kamenikut, lagje në afërsi të Hasanbegut, raportojnë për TV SHENJA, se kanë gjetur dy trupa të pajetë të gjinisë femërore.

Njëra duket të jetë në moshë më të shtyrë ndërsa njëra më e re.

Banorët lokal, denoncuan këtë rast në televizionin tonë, në mungesë, siç thonë ata, reagimit të autoriteteve, pasi para një kohe të gjatë i kanë thirrur ata për t’i marrë trupat, por ende autoritetet nuk kanë ardhur në vendngjarje.

Këto banorë mbeten të bllokuar.

Deklaratën në mënyrë tonike mund ta ndiqni në edicionin e lajmeve të orës 15:55.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu