Barca gati të pranojë 80 milion euro për Coutinho

Barcelona është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për Philippe Coutinho, dhe do të pranojë ta shesë për 80 milionë euro, raporton Goal.

Goal shkruan se gjasat që braziliani ta kalojë te Manchester Unitedi në Premierligë janë të pakta, por ai mund të përfundojë në Paris Saint-Germain.

Është raportuar se “Djajtë e kuq” e kërkojnë me ngulm Coutinhon, derisa është folur edhe për një kthim të mundshëm në Liverpool, por kalimi në Premierligë nuk është opsion për brazilianin momentalisht.

Goal mëson se mesfushori nuk dëshiron të kthehet në Angli, pasi familja e tij e ka pasur të vështirë të mësohet me jetën atje.

Opsioni më i mundshëm i tij është PSG-ja në Ligë 1, ku Coutinho do të bashkohej me bashkatdhetarët e vet, Thiago Silva, Dani Alves dhe Neymar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu