Barcelona ka gati një kontratë 2 vjeçare për Messin

Tifozët e Barcelonës po numërojnë mbrapsht për rikthimin e madh të Leo Messit. Pak ditë pas raportimeve nga Katalonja që flisnin për një marrëveshje fillestare mes dy palëve, katalanasit duket se tashmë kanë kaluar në nivelin tjetër.

Sipas një raportimi të gazetarit spanjoll, Joan Fontes, Barcelona tashmë ka përpiluar kontratën me La Pulga e cila do të zgjasë dy vjet dhe do të jetë e vlefshme nga vera e vitit 2023, duke konfirmuar zërat për mirëseardhjen e yllit argjentinas në Camp Nou.

Ndaj duket se një “thriller” i nisur që në fillim të sezonit do të ketë një fund të lumtur, pavarësisht deklaratave të fundit të trajnerit të skuadrës, Xavi, i cili donte të fokusohej te fitimi i kampionatit.

Kujtojmë se Lionel Messi ishte para disa ditësh në Barcelonë me familjen dhe kishte darkuar me bashkëlojtarët e vjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu