Bare tregohet i sinqertë: Nuk e prisja, trajneri e di pse më hodhi në fushë

Keidi Bare ishte një nga surprizat më të mëdha të trajnerit të Malagas në sfidën e sotme ndaj Zaragozës. Ish-kapiteni i Kombëtares Shpresa bëri debutimin e tij nga minuta e parë në La Liga 2, duke bindur me paraqitjen e tij.

Në një intervstë për mediat spanjolle pas ndeshjes, fieraku ka pranuar se ka ngelur i surprizuar dhe nuk e priste aktivizimin në formacionin titullar.

“Nuk e prisja të isha titullar, e mësova vetëm sot. Jam gati për gjithçka, dhe për të ndihmuar ekipin. Trajneri e di pse me hodhi në fushë, ai vendos nëse ka besim te unë apo jo. Por besoj se ka dhe më çuditi, ndaj e falënderoj. Shpresoj të vazhdoj të luaj, duhet të punoj shumë që të ndodhë kështu”, tha fillimisht Bare.

“Në të vërtetë luajtën shumë lojtarë nga ekipi rezervë. Në futboll mund të luajmë të gjithë, duhet t‘i japësh besim lojtarit, pavarësisht moshës që ka. Punohet më mirë kur e di që trajneri i aktivizon të rinjtë. Por sot jam i lumtur, pasi edhe ekipi i dytë fitoi ndeshjen e tij.

“Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi dhe stafin teknik që besojnë te unë, jam i lumtur për tre pikët, e dimë që në fushë ishte një ndeshje shumë e luftuar për në fund ia dolëm të fitonim. Vinim pas një ndeshje të humbur ndaj Reus dhe tani në dhomat e zhveshjeve të gjithë janë më të lumtur”, deklaroi Bare për “eldesmarque.com”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu