Basha: Kurti s’i ka lëshu pe Vuçiqit e Grenellit, t’i palon 50 Rrahmana n’ditë

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosjes, Dimal Basha, në televizionin T7, ka folur për grevën e cila po vazhdon ende në arsim. Ai komentoi edhe mundësinë që SBASHK-u po tërheqet.

Sipas tij ata po tërhiqen sepse Kurti nuk lëshon pe, ndërsa shtoi se kryeministri “50 Rrahmana në ditë i palon”.

“Nuk lëshon pe Albin Kurtin, e njohin që nuk lëshon pe. S’i ka lëshu pe Vuçiqit, s’i ka lëshu pe Grenellit, e Rrahmana 50 në ditë t’i palon. Mos e merr seriozisht Rrahmanin për shkak të veprimeve të këqija. Paramendoje njeri po don mu bo hero tu i lan fminë pa shkolla”, tha Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu