Bashkimi i LDK – Vjosa Osmani, ja çka thotë Albin Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka komentuar bashkimin e LDK me Vjosa Osmanin.

“Të gjithë ata që kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë ide e vizion për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden, i uroj sukses.

Por duhet ta keni parasysh, për këtë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendos populli para katër muajve. 51.1% ia dha LVV-së. Vetëm shikoni rezultatin konkret. LVV-ja 57 deputetë, ndërkohë PDK-LDK-AAK së bashku kanë 43. Njerëzi kanë dëshira, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me fakte”, theksoi Kurti. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu