Siç rapotojnë mediat spanjolle pas humbjes 3-2 të Bayern Munich në transfertë ndaj Borussia Dortmund, trajneri Niko Kovac mund të shkarkohet.
Te Bayerni në fakt, nuk janë të kënaqur me paraqitet e ekipit që tani është minus shtatë pikë largë vendit të parë.
Kjo është arsyeja pse klubi po mendon që të dorëzoj një ofertë te Zinedine Zidane.
Ai është i papunë pas dorëheqjes si trajner i Real Madridit. Francezi njihet si trajner i qetë dhe do të kishte marrëdhënie të mirë me drejtuesit bavarez.










