Bayerni i humb tri pikë të rëndësishme në garën për titull të Bundesligës

Bayern Munichu u mposht nga Bayer Leverkuseni, me rezultat 3:1, në ndeshjen e xhiros së 20-të të Bundesligës që u zhvillua sot në stadiumin BayArena.

Fillimisht, kishte qenë skuadra e Niko Kovacit ajo që kishte dalë në epërsi, duke e shuar golin e parë në minutën e 41-të, përmes Leon Goretzkas, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, goli i parë i Leverkusenit, i shënuar në minutën e 53-të nga Leon Bailey, e nisi një eufori të klubit vendas, që në fund arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat 3:1.

Pas 20 xhirove të zhvilluara, tani kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayerni, mbetet shtatë pikë larg Dortmundit, që radhitet në pozitën e parë në tabelën e Bundesligës.

Me këtë fitore, Leverkuseni shkon më afër një vendi kualifikues në Evropa Ligë, pasi që tani radhitet në pozitën e shtatë, vetëm një pikë larg Ëolfsburgut në pozitën e gjashtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu