BDI e frikësuar nga problemet, shtyen zgjedhjet brendpartiake

Zgjedhjet e brendshme brendapartiake në BDI do të organizohen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky është njëri nga opsionet me të cilat kalkulohet në udhëheqësinë e partisë, ku në disa degë ishte paraparë të mbahen këto zgjedhje, informon INA.

“E mundur është që gjithë procedura të prolongohet për pas zgjedhjeve parlamentare, gjegjësisht në pranverë, për të mos u ngritur tensione. E gjithë energjia e partisë do të orientohet në zgjedhjet parlamentare, konsolidimin e partisë dhe unitetit mes funksionarëve…”, ka thënë për INA një funksionar i BDI-së.

Kjo situatë do të jetë për shkak të evitimit të tensioneve dhe problemeve të brendshme partiake, sidomos duke pasur parasysh problemet nëpër degë dhe incidentet, siç ishte ai me vrasje dhe plagosje në Kumanovë.

Në shumicën e degëve do të vazhdojnë detyrën kryetarët dhe kryesitë e deritanishme partiake, deri pas zgjedhjeve.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu