BDI në Dibër shkel Kushtetutën dhe rregulloren, shpërndan fletantarsime në një institucion arsimor (FOTO)

Ditën e sotme në komunën e Dibrës u has një shkelje ligji e ndodhur nga radhët e BDI-së në ambientet e një institucioni arsimor.

Në qendrën edukative parashkollore IPKKF “Breshia”, sot të punësuarve dhe edukatoreve të këtij institucioni u janë shpërndarë fletantarsime nga subjektit politik BDI, me ç’rast:

1. Është bërë shkelje e nenit 95 të Kushtetutës ku thuhet: “Ndalohet organizimi dhe veprimi politik në organet e administratës shtetërore”!

2. Shkelje e Ligjit për nëpunësit administrativ, neni 73 pika 3 ku thuhet:
“Nuk lejohet shprehja dhe përfaqësimi i bindjes politike në kryerjen e detyrave të punës, pjesëmarrja në aktivitete zgjedhore ose ngjarje të tjera me karakter të tillë gjatë kohës së punës, sjellja në pikëpyetje e statusit të vet të nëpunësit administrativ me kryerjen e aktiviteteve partiake, mbajtja ose vendosja e simboleve partiake në hapësirën e punës!

Burime nga Aleanca për Shqiptarët-Dibër thonë se për hir të korrektësisë, deri në sigurimin e fakteve se kush është organizatori i këtij akti të turpshëm dhe banal, nuk do të publikojnë emra. Autorët e kësaj vepre të shëmtuar do të paraqiten tek organet ligjore dhe do kërkohet që të procedohen penalisht, njoftohet nga Aleanca Për Shqiptarët-Dibër
Departamenti Për Informim./InfoShqip.com

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu