BDI përfundoi takimet në Gostivar. Xhaferi thirrje grupit të zjarrit: Reflektoni dhe kthehuni në gjenezë

BDI, e prirë nga Ali Ahmeti, i cili shoqërohej nga ministra, deputetë dhe figura të tjera të partisë, i përmbyllën takimet në Gostivar. Edhe pse këto takime nëpër degë nisën pasi i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” fillojë të dalë në terren për të folur për pakënaqësitë e tyre nga Qeveria, Ahmeti siguroi se takimet nuk po i bëjnë për inat të ndokujt.

“Me qëllimin më të mirë që të komunikojmë drejtpërsëdrejti me njerëzit, jo për inat të dikujt, jo për t’i bërë karshillëk dikujt, por thjesht për të vazhduar atë traditë të cilën e kemi pasur”, tha Ali Ahmeti, krzetar i BDI-së.

Anëtari i kryesisë së BDI-së, Talat Xhaferi kërkoi nga “grupi i zjarrit” që të reflektojnë për veprimet e tyre. Sipas tij janë të pa tolerueshme ofendimet që po i bëhen Ahmetit.

“Andaj ftesa publike është të reflektojnë në këtë moment ky vullkan, t’i rikthehen gjenezës, t’i rikthehen mbështetjes të cilën e kanë pasur për 20 vite po nga ky vullkan këtu. Të reflektojnë për atë çka bëjnë dhe për pasojat që mund t’i ketë subjekti, pasojat që mund t’i ketë statusi i popullit tonë këtu, për faktin që mjaftë përçarje, mjaftë dallime”, tha Talat Xhaferi, anëtar i kryesis së BDI-së.

Sipas Artan Grubit, Ahmeti është i vetmi lider i cili për 20 vite ka duruar gjithçka që rinia të ketë jetë më të mirë, ndërsa ai personalisht i premtoi Forumit Rinor të BDI-së se ai dhe kolegët e tij ministra nuk do të bëhen pengesë për ngritjen e të rinjve.

“Është i vetmi i cili syrgjynoset dhe martirizohet politikisht për ju. Do t’i hajë të gjitha thuprat e mundshme për t’ua mundësuar juve jetën më të mirë. (32.06- 30 ngjitje) Dua të ju bëj një premtim shumë të sinqertë juve se betejat të cilat po kalohen për ta mbajtur BDI-në gjallë 20 vjet, edhe 20 vjet tjera edhe 20 vjet pas atyre nuk do të ju përsëriten sepse do ta keni të lehtë. As unë, as Valdeti, as Fatoni, as Arbëri as askush tjetër nuk do tua zë rrugën”, tha Artan Grubi.

Ahmeti me ministrat nesër do t’I vazhdojë takimet në Tetovë, ndërsa “grupi i zjarrit” në Kumanovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu