BDI u gjen punë administratorëve të pasistemuar

Një problem madhor që shqetësonte prej vitesh administratorët që merrnin pagë duke qëndruar në shtëpi, tashmë mori fund dhe ju gjet zgjidhja. Nga burime mjaft të sigurta të  #THUMB mësohet se të gjithë të punësuarit në administratë që nuk kishin një vend konkret pune por që merrnin një pagë mujore nga java në vazhdim do të sistemohen të gjithë nëpër vendet e tyre të punës.

BDI duke analizuar pasojat erdhi në konkluzion se po përhapet pasiviteti në masë të madhe dhe se këtij problemi shpejt i duhet gjetur zgjidhje, dhe kështu vendosi që menjëherë ti angazhojë të gjithë administratorët.

Bëhet fjalë për 4 departamente të reja që do të krijohen dhe do të zhvillojnë punën në tre turne dhe të gjithë këta do të vazhdojnë me punë pranë selive të partisë në pushtet në çdo qytet të Republikës së Maqedonisë, poashtu shumë prej tyre do të mund të punojnë dhe aktivizohen edhe nga shtëpia dhe jo vetëm të presin rrogën në fund të muajit.

#THUMB mëson se puna do ndahet në 4 departamente të ndryshme, departamenti i parë do hetojë gjithë statuset që hidhen ne facebook, kush i shkruan, çfarë shkruan, me çfarë qëllimi, sa të punësuar në familje ka personi ne fjalë, kur janë punësuar dhe nga kush janë punësuar. Departamenti i dytë do hetojë komentet që hidhen nëpër statuse, dhe njëjtë si departamenti i parë, edhe ky departament e ka për obligim hetimin e prapavijës familjare të personave të përfshirë në bisedë. Departamenti i tretë do mirret vetëm me pëlqimet që u bëhen statuseve dhe komenteve, nga kush pëlqehen këto statuse dhe komente, prapavija familjare dhe raportet e familjes së tij me punësimin. Departamenti i katërt dhe i fundit do jetë departamenti ku rastet flagrante që do pikasen nga 3 departamentet e mëposhtme, do dërgohen për zgjidhje. Ata do pranojnë rastet flagrante në formë të fotografive të bëra screenshot, dhe po të njëjtat fotografi do u dërgohen autorëve të komenteve, statuse apo Like-ve, atyre do u bëhet një vërejtje duke ua kujtuar se kushëriri i babait të tij para 2 muajsh kishte kërkuar punë, vëllai i tij rrezikon tê përjashtohet nga Universiteti, dhe vetë ai as të mos e mendon një vend pune nëse pa kaluar minuti nuk e bën delete statusin apo komentin, ose të bën “unlike”.

Një shqetësim i ri për BDI-në janë opsionet e shumta që ka nxjerrë facebook për te reaguar mbi një status si psh “Like”, “Love”, “Sad” etj. me çka facebook po tejngarkon punën e departamentit të tretë, dhe për këtë problem BDI po mendon të krijojë një departament tjetër që do merret me selektimin e reagimeve.

Thumb” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here