BE i tregon kufijtë Boris Johnsonit

Presidenti në detyrë i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të ri britanik Boris Johnson, për të rinegociuar marrëveshjen e Brexit-it, të negociuar me paraardhësen e tij Theresa May. Përfaqësuesit e BE nuk kanë mandat për rinegociim, tha Junckeri në një bisedë telefonike me Johnsonin.

“Presidenti Juncker dëgjoi atë që kishte për të thënë kryeministri Johnson”, tha një zëdhënëse e Komisionit.

Sipas saj, Junckeri përsëriti se marrëveshja e Brexitit ishte “marrëveshja më e mirë dhe e vetme e mundshme”.

Kërkesat e reja të Londrës mund të integrohen vetëm në deklaratën politike jo detyruese mbi marrëdhëniet e ardhshme pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Megjithatë, zëdhënësja shtoi se Junckeri ishte i hapur për t’i shqyrtuar propozimet e Johnsonit.

Junckeri tha se donte të punonte në mënyrën më të mirë të mundshme me Johnsonin, shtoi jo. Për të pasur një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi, të dy kishin këmbyer numrat e tyre të celularëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu