Befason Cristiano: “Ishte bukur të jesh në Real Madrid”

Real Madridi ka fituar trofeun e 3-të rradhazi të Champions Leagues pasi mposhti 3-1 Liverpoolin.

Pas ndeshjes, Cristiano foli për media ku u shpreh se ishte bukur të jesh pjesë e Real Madridit. Këto fjalë të tij duken si fjalë lamtumirëse dhe aludojnë për një largim të mundshëm të portugezit nga kampi Madrilen.

“Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim për të hyrë në histori, kjo ishte gjëja e rëndësishme, tani e shijoj momentin, do të kënaqem me këtë moment dhe në ditët në vijim do të jap një përgjigje: ishte mirë të jesh në Real Madrid”, ka deklaruar CR7.

Portugezi falenderoi tifozët teksa shtoi se janë shumë të lumtur me fitimin e të 13-tës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu