Befason Klopp: Nuk patëm fat në short

Liverpooli pati fat dje në Nyon të zvicrës teksa shorti i rezervoi skuadrën e Portos.

Por si gjithnjë origjinal në deklaratat e tij, Klop nuk ka pranuar se ekipin e tij e ka përkëdhelur fati gjatë shortit.

“Nuk mendoj se për Liverpulin fakti që do të ketë përballë Porton përbën një avantazh. Nuk ka asnjë arsye të veçantë, thjesht mendoj se nuk patëm edhe aq fat”, u shpreh tekniku gjerman për “Daily Mail”. Porto dhe Liverpuli janë përballur edhe gjatë sezonit të kaluar dhe pikërisht ato sfida janë motivi i qetësisë së Klop, i cili deklaratën e tij e vijoi duke thënë se:

“Porton e njohim, sepse kemi luajtur përballë sezonin e kaluar. Duke parë rezultatet mund të themi se ishin ndeshje pozitive, por njëkohësisht ishin edhe të çuditshme. Në ndeshjen e kthimit patëm përballë një skuadër me karakter dhe cilësi. Porto ka ndryshuar disa gjëra nga një sezon më parë, por sidoqoftë kemi shumë respekt për kundërshtarët tanë, ndaj për të kaluar turin do të duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe të dhurojmë dy takime niveli”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu