Ylli brazilian, Neymar Jr po bëhet temë debati këto kohët e fundit.
Ai nuk është më i lumtur me jetën në kryeqytetin francez, Paris dhe me kampionatin.
Siç raporton e përditshmja spanjolle “El Chiringuito”, braziliani i ka thënë shokëve të skuadrës se ai dëshiron të rikthehet te Barcelona.
Kujtojmë që Neymar u largua nga Barça për shumën e 222 milionë euro për t’u transferuar te PSG. /albeu.com/










