Begaj vizitë në Itali me ftesë të presidentit Mattarrella, zbardhet agjenda

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali në datat 26-27 maj me ftesë të homoogut të tij italian, Sergio Mattarella.

Në datën 26 maj 2023, Presidenti Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti i Italisë, z. Sergio Mattarella dhe do të zhvillojë bisedime të veçanta e të zgjeruara në Pallatin Quirinalle.

Fokusi i bisedimeve do të jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera e shumëdimensionale dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e vyer e Italisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes gjeopolitik.

Gjatë qëndrimit në Romë, Presidenti Begaj, do të pritet në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

Ndërsa, më 27 maj 2023, Presidenti Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti, si dhe do të takohet në Villa Badessa me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu