Bëhet gati për të pushtuar qiellin, aeroplani më i madh në botë

Aeroplani më i madh në botë, Stratolaunch, është vetëm pak muaj larg fluturimit të tij të parë.

Aeroplani, që është një ide e bashkë-themeluesit të Microsoft, Paul Allen, ka krahë më të gjatë se një fushë futbolli dhe vjen me dy kabina, 28 rrota dhe gjashtë motorë.

Eventualisht, aeroplani do të përdoret për të transportuar raketa të satelitëve dhe një aeroplan hapësinor i cili do të dërgohet lartë në atmosferën e Tokës përmes këtij aeroplani, ku më pas do të fluturojë për në hapësirë, transmeton Gazeta Express.

Dhe tani, Allen ka thënë se aeroplani me gjasë do të pushtojë qiellin ‘këtë vjeshtë’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu