Profesori në universitetin amerikan Xhon Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server vlerëson se është e mundur që në vitin 2018 të bëhet avancim në zgjidhjene çështjes së emrit dhe në tejkalimin e bllokadës për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimit të negociatave për anëtarësim BE.
Duke i komentuar pritjet optimiste të Shkupit zyrtar, Athinës por edhe nga Uashingtoni, të shprehura përmes diplomatit Hojt Ji, Server thotë se zgjidhje mund ë gjendet për shkak se “kushtet për momentin janë premtuese”, transmeton Gazeta Lajm.
Ai pret kundërshtim të ashpër nga Moska, duke theksuar se “rusët do të provojnë gjithçka që munden, për të penguar Maqedoninë të anëtarësohet në Aleancë”.
“Presion ndaj Greqisë, financim të politikanëve anti-NATO, protestues të paguar, propagandë intensive nga RT dhe Sputnik provokime të armatosura, madje edhe atentat dhe grushtet, krejt kjo do të jetë në menynë e tyre. Më së miri është të bëheni gati për më të keqen”, ka deklaruar Server për agjencinë shtetërore informative, MIA.











