Mehdi Benatia duket shumë pranë largimit, pasi mbrojtësi maroken ka kërkuar të lërë Juventusin, sepse te bardhezinjtë nuk arrin të gjejë hapësirat e duhura për të luajtur në formacion.
Me dyshen ne qenderBonucci-Chiellini veshtire se ka vend per te, ai ka luajtur shumë pak dhe është i bindur të lërë Torinon që në muajin janar.
Nga ana tjetër klubi bardhezi nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e Benatia dhe ka kontaktuar menjëherë uruguaianin Martin Caceres, i cili aktualisht është pjesë e Lazios.
Për të rikthyer Caceres në Torino, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me Lazion, për shumën e 600 mijë eurove dhe marrëveshja pritet të mbyllet pas kësaj fundjave, kur Juve të përballet me kryeqytetasit.










