I bërtiti Gruevskit ”Na ktheni paratë”, sigurimi e largoi nga turma

Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët – 113 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së.

Gjatë ditë së sotme gjatë kremtimit të dy festave të Ilindenit kanë ndodhur dy incidente të cilat ishin të lidhur me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski.

Qytetarët e revoltuar më herët i fishkëllyen Zoran Zaevit dhe gjithashtu bërtitën ”Turp, turp, ju bëni krim, turp”.

Më vonë, gjatë mbajtjes së fjalimeve nga funksionarë shtetëror në Krushevë, një qytetar i revoltuar filloi të bërtasë kryeministrit Gruevski, ”Na ktheni paratë, na ktheni paratë”

Pas kësaj dy truproje të Gruevskit e morën dhe e larguan nga turma,transmeton Telegrafi Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu