BESA prezanton programin për zhvillimin rajonal ”Korab 2025”

Lëvizja BESA së fundmi ka prezantuar programin për zhvillim rajonal ”Korab 2025”, që sipas kësaj lëvizje, është përpiluar në bashkëpunim me ekspertë nga Sllovenia.

Sipas kësaj lëvizje ky program ka për qëllim kryesor ringjalljen turistike të kësaj pjese të Maqedonisë, sepse potenciali i saj deri tani, për shkaqe të sqarueshme, nuk është shfrytëzuar sa duhet.

“Në këtë rajon gjenden viset ndër më të bukurat në Ballkan dhe Evropë, jo vetëm për zhvillim të turizmit dimëror, por gjatë gjithë stinëve të vitit. Ngjashmëria me viset turistike të Sllovenisë është aq e madhe, prandaj edhe kemi vendosur që të shfrytëzojmë përvojat e këtij shteti mik, për përgatitje të platformës. Kjo platformë është më seriozja që është përgatitur deri tani. Ne tashmë kemi gjetur edhe investitorët, të cilët janë të gatshëm të fillojnë me punime sapo të ndodhin ndryshimet në zgjedhjet e 11 dhjetorit, zgjedhje pas të cilave do të formohet një qeveri serioze, e cila do të jetë partner e jo reketuese e investitorë të huaj. Maqedonia posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme për tu bërë qendër e turizmit dimëror në Ballkan, sepse në asnjë vend tjetër të Ballkanit, e ndoshta edhe Evropës, nuk ka qendra turistike dimërore aq afër aeroporteve, sa gjenden qendrat turistike në Maqedoni afër aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu