BIA serbe arreston dy gra në Serbi, dyshohen për spiunim në dobi të Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)

Autoritetet e sigurisë në Serbi kanë arrestuar dy shtetase serbe me dyshimin për spiunazh dhe rrjedhje të informacioneve konfidenciale në dobi të strukturave në Kosovë dhe Shqipëri. Siç transmetojnë mediat serbe, aksioni është realizuar nga drejtoritë kompetente policore në bashkëpunim me Agjencinë Informative të Sigurisë (BIA).

Të arrestuarat janë identifikuar si Danijela Cvetkoviq, me origjinë nga fshati Shilovë i Kosovës, e cila u ndalua në Vranjë, dhe Nataša Petroviq, e arrestuar në qytetin e Jagodinës.

Sipas burimeve zyrtare, të dyja të dyshuarat ngarkohen se kanë grumbulluar dhe transmetuar të dhëna me karakter të besueshëm te organet e inteligjencës në Prishtinë dhe Tiranë. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit të Cvetkoviqit në një lokal në Vranjë, ku pjesëtarët e policisë i kanë prezantuar legitimacionet zyrtare përpara se ta shoqërojhin për marrje në pyetje. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga organet kompetente të drejtësisë./INA/

https://www.facebook.com/reel/1466019535581661


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu