BE dhe SHBA-të duhet që të bëjnë presion më të madh ndaj garniturës në pushtet në Maqedoni që të sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike, deklaroi për DV profesori Florijan Biber. Ai vlerëson se BE-ja nuk ka apetit për pranimin e anëtarëve të reja.
“Opozita gjatë kohë akuzoi se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe mendoj se ajo ishte një kritik me bazë. Pyetja është se çka mund të bëhet deri në nëntor për këtë gjë që ajo të realizohet. Mund të paramendoj se opozita është e përgatitur që përsëri të distancohet nga zgjedhjet nëse nuk plotësohen kushtet. Me fjalë të tjera, mendoj se shoqëria civile, e cila ishte mjaft aktive përmes Revolucionit të Larmë gjatë pranverës dhe verës së kaluar, dhe opozita do të duhet që të vendosin nëse mund që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe pastaj nëse nuk ka kushte, ato të anulohen. Kuptohet, kjo shtyrje e vazhdueshme e zgjedhjeve u bë groteske, por kjo nënkupton se partitë në pushtet saktë e dinë se rënia nga pushteti nuk nënkupton vetëm humbjen e pushtetit në kuptimin e ndryshimit të pushtetit, por kjo nënkupton një kërcënim real për tërë kreun e qeverisë. Është rëndë e paramendueshme që elita të mos përfundoje në burg për shkak të dyshimeve të vazhdueshme dhe për këtë arsye çmimi i zgjedhjeve është shumë i lartë.”, deklaroi ndërmjet tjerash Biber.